Shehaj: A bëhet më Basha kryeministër përballë Ramës pa votat e LSI-së e Komisioni i Rithemelimit?

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Brisida Shehaj, Nënkryetare LSI Tiranë u shpreh se kandidatët e LSI-së kanë përballë Edi Ramën dhe Bashën që e quajti si patericë.

Ajo shtoi se së paku LSI-ja ka rreth 110 mijë vota, pa shtuar këtu ato të Komisioni i Rithemelimit, duke thënë se me kaq vota Basha nuk bëhet kurrë kryeministër kundër Ramës.

Shehaj: Kandidatët e LSI-së kanë përballë Edi Ramën dhe atë patericën, që na rrezikoi edhe jetën atje dhe ai zotëria bënte pazare, që është edhe miliarder. Këtë kemi përballë ne dhe ato vota që ka marrë ai nga LSI, e nga të tjerët në koalicion.

Ja fitoi Basha me vota, mbi koalicionin tonë. Në minimale ky poli ynë i ri ka rreth 110 mijë vota, edhe pse nuk dihet se sa ka Komisioni i Rithemelimit. Kjo kur i kemi pasur të gjithë kundër. Bëhet më Lulzim Basha me lindjen e këtij poli? Pa votat e demokratëve dhe të LSI-së, përballë PS-së?