"Drogë dhe armë" Megaoperacioni në burgjet e Elbasant, Korçës e Drenovës, drejtori i policisë shpjegon skemën
Një megaoperacion është zhvilluar në vendin tonë me datë 1 shkurt 2022, ku janë arrestuar punonjës burgu, efektivë policie dhe biznesmenë.
Këta persona kishin ngritur aktivitetin e tyre tregtar brenda në ambientet e burgjeve ose afër tyre si dhe me dënuar në burg për vepra të ndryshme penale deri në ata të dënuar me burg për jetë.
Ekzekutimet e urdhërarresteve janë ndërmarrë në burgun e Bradasheshit Elbasan, në burgun e Drenovës në Korçë dhe në burgun e Peqinit.
Nga hetimet ka rezultuar se ishin pjesë e linjës që fusnin në qeli, raki, telefona, heroinë dhe hashash duke cenuar rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare.
Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.
Hetimi ka nisur në vitin 2021 nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe më pas ka vazhduar deri në mbrëmjen e 1 shkurtit 2022.
Ndërkohë, përmes një deklarata për shtyp, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa ka zbardhur skemën kriminale të ngritur në disa burgje të vendit, ku u lëshuan 28 urdhër-arreste.
Ai tha se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.
“Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.”
Skema
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit.
Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje.
Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

