Dosja e bashkisë Lushnje, SPAK vendos tarifa, një faqe fotokopje 8 lekë, një CD 750 mijë lekë
Prokuroria e Posaçme nuk do tu japë avokatëve kopje të dosjeve me materialet hetimore pa paguar më parë në bankë tarifën e përcaktuar për letrën dhe CD-të ku hidhen materialet. Ky vendim i SPAK është kundërshtuar nga avokatët të cilët e kanë shprehur shqetësimin ne seancën ndaj ish kreut te bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.
Avokatët ose palët e treta që do të kërkojnë kopje të materialeve të dosjeve hetimore nga Prokuroria e Posaçme, nuk mund t’i marrin ato pa paguar më parë në bankë për llogari të SPAK-ut.
Tarifa e vendosur llogaritet mbi bazën e numrit të faqeve të materialit që fotokopjohet apo të CD–ve që duhen për hedhjen e materialeve.
Shqetësimi është ngritur nga avokatët në procesin ndaj ish kreut të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, ish nënkryetarit Gantian Nushi dhe 22 të akuzuarve të tjerë të kësaj çështje.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndërsa për materialin me 9 400 faqe të prokurorisë duhet te paguanin për llogari të SPAK në banke shumën e 75 mije lekeve te reja në mënyre që tu vihej në dispozicion CD me dokumenta ose ne të kundërtën nëse duhet të fotokopjonin të gjithë dosjen duhet të paguanin 8 leke për çdo faqe.
Nisur nga ky shqetësim i mbrojtësve te të pandehurve gjykata ka urdhëruar prokurorinë tu vërë në dispozicion materialet siç e parashikon ligji.
Kjo nuk është hera e parë që avokatët përballen në gjykatën dhe prokurorinë e posaçme me vështirësi për tu pajisur me materialet voluminoze te dosjeve.
Më herët në procesin ndaj 12 personave te akuzuar për tenderin e uniformave të ministrisë së brendshme avokatëve iu tha se nuk mund te fotokopjonin materialet pasi ne gjykatë mungonte letra A4.


