Sa i leverdisë LSI të bashkohet me Sali Berishën e shpallur “Non Grata”?

Sali Berisha dhe LSI kanë zyrtarizuar sot koalicionin mes tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit, duke bërë pjesë edhe  partinë e Nard Ndokës.

Ndërkohë Përfaqësuesi ligjor i LSI, Altin Kazizaj në një intervistë për Ora News, i pyetur se sa i leverdisë kësaj partie për të bërë koalicion me Sali Berishën që është i shpallur “Non Grata”, ai tha se kjo është një çështje personale e liderit historik të PD.

Arnold Kariqi: Sa i leverdisë LSI të bashkohet me  Sali Berishën e shpallur “Non Grata”?

Altin Kazizaj: LSI i leverdis të bashkohet me ata që kanë votat për të hequr  fillimisht Edi Ramën dhe Lulzim Basha. Shpallja ‘Non Grata’ e Berishës është diçka persona e tij e cila po gjykohet në një Gjykatë në Francë.

Ai tha se shpalljen “Non Grata” të Berishës nuk e shohin si pengesë për koalicion në zgjedhjet e 6 marsit.

Altin Kazizaj: Nuk ka të paktën nga ana jone asnjë ndalesë  që të mos lidhim një marrëveshje bashëkpunimi për të hyrë në zgjedhjet vendore në 6 mars. Nuk shohim ndalesë të kësaj natyre. Berisha ka qenë një person që i ka shkuar kauzave dhe temave deri në fund. Kemi pasur një marrëveshje që ne s’kemi pasur me Bashën.