E rëndë/ Makina përplas për vdekje endacakun në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 08:39
Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", duke drejtuar makinën tip "Benz" ka aksidentuar një shtetas, i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.
Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshm.