Laç, rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë 110 kv, dyshohet e qëllimshme

Dy shtylla të tensionit të lartë, 110 kv janë gjetur të rrëzuara në hyrje të qytetit të Laçit dhe një pjesë e konsiderueshme e zonës ndodhet pa energji.

Policia pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një rast të qëllimshëm.

Vidat që mbanin të lidhur strukturën e hekurt jane hequr duke sjellë rrëzimin e saj.

"Dëgjuam një shpërthim të madh. Ishte ora 17 - 18 e darkës. Kanë vetëm dy vite që janë vendosur" tregojnë qytetarët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 shkurtit, ndërsa eksperte të policisë dhe prokurororisë kanë nisur një hetim për të verifikuar rastin që mund të klasifikohet deri në akt terrorist.

Një person është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Fillimisht është rrëzuar shtylla e parë e cila ndodhet brenda rrethimit të një shtëpie në hyrje të qytetit të Laçit dhe më pas është rrëzuar shtylla tjetër.

Nga kjo situatë disa zona të Kurbinit kanë ngelur pa energji elektrike e për rrjedhoje dhe pa ujë të pijshëm.

Prej mëngjesit të së mërkurës, 2 shkurt, në terren kanë mbërritur punonjesit e OST të cilët kanë nisur ndërhyrjen për vënien ne funksion të linjës së tensionit të larte dhe rikthimin e energjisë elektrike, pune e cila pritet te zgjasë per disa ditë.

Ndërkohë disa zona të tjera ne Lezhe u përballën me mungesë të Energjisë Elektrike për shkak të këputjes së telave përcjellëse një natë më parë.

Laç, rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë 110

Laç, rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë 110