Korçë/ Trashësia e borës deri 40 cm, zonat ku duhet të kaloni me zinxhirë. Disa fshatra pa drita

Një ditë pas reshjeve intensive të dëborës në Qarkun e Korçës edhe pse tashmë reshjet janë ndalur pasojat e borës janë të shumta, me rrugë që kalimi lejohet vetëm dhe zinxhirë dhe disa zona pa energji elektrike.

Trashësia e borës nis nga 15 cm në zonat e ulëta deri në 40 cm në njësit administrative.

Sipas informacioneve të siguruara këtë mëngjes  situata në njësitë administrative të juglindjes paraqitet si më poshtë:

-Në bashkinë e Korcës problematike është situate drejt njësisë së Vithkuqit, lëvizja bëhet me zinxhirë ndërsa fshatrat Shtyllë, Panarit dhe Grabockë janë të izoluar pasi dëbora në pikën e “Mashkullorës” ka arritur gati 2 m.

-Në Bashkinë e Kolonjës të bllokuara nga dëbora rezultojnë njësitë administrative Clirim, Novosele dhe disa fshatra në Leskovik. Ndërkohë që Novosela është edhe pa energji elektrike.

-Në Bashkinë e Devollit situate e vështirë paraqitet në njësinë e Mirasit dhe shumë fshatra të tjerë, mbi 20 cm dëborë dhe lëvizja vetëm me zinxhirë.

Korçë/ Trashësia e borës deri 40 cm, zonat ku duhet

-Në Bashkinë e Maliqit paraqiten të izoluara 2 njësi administrative Gorë dhe Moglicë dhe fshatrat e tyre.

-Në Bashkinë Pogradec rezultojnë të izoluara fshatrat e njësive Trebinjë, Velcan dhe Dardhas ku dëbora ka arritur gati 40 cm, ndërkohë që të treja njësitë ka pasur mungesë të energjisë elektrike, e vështirë dhe me zinxhirë është situata edhe në rrugët e njësisë Proptisht. Sipas të dhënave në zonën e Mokrës nuk janë ngjitur edhe autobusët e mësuesëve dhe procesi mësimor ditën e sotme do të zhvillohet online në 7 shkolla.

Ajo se çfarë vihet re në të gjitha bashkitë e juglindjes në të cilat një situatë e tillë përsëritet çdo vit për shkak të motit dhe klimës ka një mungesë të mjeteve për pastrimin e dëborë, ose janë të pakta në numër ose janë në një gjendje të amortizuar e për pasojë duke shtuar edhe mungesën e infrastrukturës përgjigja në kohë për hapjen e rrugëve është tepër e ngadaltë.

Bashkitë thonë se situate financiare që ato kanë nuk i lejon të bëjnë blerje të reja për mjete nisur edhe nga çmimi i tyre aq sa duhet një ndërhyrje nga qeveria për blerjen e tyre.