Sonila Meço për RTV Ora: Kurrë nuk më është ndërhyrë në punën time, kam pasur liri

Gazetarja, Sonila Meço, foli në "Ditë e Re" për eksperiencën që ka pasur në RTV Ora në drejtimin e emisionin politik "Tempora".

Meço thotë se angazhimi i saj në RTV Ora erdhi pas një pauze trevjeçare që kishte bërë. Sonila thotë se kurrë nuk i është ndërhyrë në temat dhe të ftuarit që ajo përzgjedhte për emisionin e saj, duke theksuar se në familjen  e Orës ajo gjeti hapësirën për liri, për të cilën nuk bën asnjë kompromis.

Sonila Meço: Ora erdhi pas një pauze 3 vjeçare të karrierës sime. Për mua ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Isha betuar që do kthehesha në një media që do kuptoja se ishte e lirë. Për mua ishte shumë e rëndësishme të gjeja këtë hapësirë, dhe te Ora unë e gjeta. Te Ora unë pata hapësirë, kurrë nuk më është ndërhyrë as për të ftuarit, as për tema të ndryshme. Askush nuk më ka ndaluar të shpreh bindjet e mia. Unë kam mbajtur qendrime të mia personale në emision dhe nuk më ka ardhur asnjë sanksion.