Paga nën minimalen, rrobaqepëset e Bilishtit në protestë për zbatimin e ligjit

Mbi 100 punonjëse të një rrobaqepësie në Bilisht protestuan të mërkurën për pagat e ulëta. Ato thanë se punojnë me orë të gjata e paguhen nën rrogën minimale që parashikon ligji.

Të mërkurën ndërprenë punën dhe dolën në protestë. 

Mbi 100 gra e vajza punonjëse të një rrobaqepësie në Bilisht ngritën zërin për pagat e ulëta.

Ato thanë se punojnë me orë të gjata e paguhen shumë pak. Rroga që ato marrin pretendojnë se është më e ulët se çfarë parashikon ligji.

Mbi protestën e 100 punonjësve reagoi edhe ekonomisti i rrobaqepësisë. Vasil Llapushi premtoi se kërkesat e tyre do të shqyrtohen.

Ndërsa pronari i rrobaqepësie Fatjon Shega, i kontaktuar nëpërmjet telefonit shprehet se punonjëset marrin pagesën sipas ligjit (30.000 lekë të reja) dhe kjo pagesë kalohet nëpërmjet bankës.

Sipas tij arsyeja që ato protestojnë është se kërkojnë rritjen e pagës sipas ligjit të ri të Janarit ku paga minimale është 32.000 lek te reja.

Ai është shprehur se do të merren masa për të respektuar ligjin ditët në vijim.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vend ngjarje për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në qarkun e Korçës, në sektorin e fasonerisë janë të punësuara mbi 5 gra e vajza të cilat jo rrallë kanë protestuar për pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës.

Paga nën minimalen, rrobaqepëset e Bilishtit në protestë

Paga nën minimalen, rrobaqepëset e Bilishtit në protestë