"Nuk vija me stres" Fiori Dardha: Gjithmonë kam qenë e lirë të bëj punën time në RTV Ora
"Boom" ka qenë emisioni investigativ që është transmetuar prej 5 vitesh në ekranin e RTV Ora.
Nën drejtimin e Fiori Dradha dhe Rozana Radi, emisioni ka demaskuar situata korruptive në vendin tonë, duke qenë sa më afër problemeve të qytetarëve.
Me rastin e 15 vjetorit të televizionit, Fiori Dardha thotë se është ndjerë e privilegjuar gjatë punës së saj 5 vjeçare në RTV Ora, pasi asnjëherë nuk është ndjerë e stresuar.
Ajo thotë se kurrë nuk i është imponuar asgjë, pavarësisht censurës, e cila është e pashmangshme në çdo media.
Fiori Dardha: Censura nuk mungon asnjëherë në televizion. Ka qenë me stil asnjëherë nuk ka qenë e imponuar, asnjëhere nuk na është thënë jo, asnjëherë nuk na kanë vënë veton, flas për drejtuesit e televizionit. Jam ndjerë e lirë të bëj punën time. Kam bërë një punë pa stres. Jam e ndjerë e privilegjuar që kam qenë pjesë e Orës, sepse nuk vija me stresin obobo ku po vij unë sot.