Sulçe: Shteti mos t’i shikojë aksidentet si statistikë, institucionet në Shqipëri janë partiake

Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 09:10 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” ku një makinë ra në lumin Shkumbin. 

Për të folur për aksidentet rrugore në studion e Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, ka qenë eksperti Artur Sulçe.

Ai u shpreh në vendin tonë problematike janë rrugët interurbane dytësore.

Më tej ai tha prioritetet e shtetit shqiptar duhet të ishin të tilla që mos ta shikonin aksidentin rrugor si statistikë po ta shikonin një jetë të fituar.

Artur Sulçe: Problematike në vendin tonë janë rrugët interurbane dytësore. Prioritetet e shtetit shqiptar duhet të ishin të tilla që mos ta shikonin aksidentin rrugor si statistikë po ta shikonin një jetë të fituar gjë e cila nuk ka ndodhur më parë. 

Më tej ai tha se institucionet e shtetit tonë janë partiake.

Artur Sulçe: Problematika jonë është se institucionet e shtetit shqiptar janë partiake dhe nuk ka specialitet. Për sa kohë  nuk do të dëgjohet asnjëherë kategoria e specialistëve, do të përballemi me ngjarje të tilla dhe me ngjarje më të rënda. Prioritetet që ka pasur shteti shqiptar në drejtim të infrastrukturës rrugore kanë qenë më shumë prioritete klienteliste.