Shkodër dhe Pukë, dëbora bllokon disa akse rrugore, në disa zona mungon energjia elektrike
Në Puke kanë pushuar reshjet e dëborës, por tashmë mbeten problem në disa zona ngricat.
Ndërkohë rreth 300 pako ushqimore të mbërritura mbrëmë nga emergjencat civile sot do të shpërndahen për familjet në nevojë dhe me vështirësi në zonat malore.
Nga ana tjetër, në qarkun e Shkodrës bëhet me dije se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me goma dimërore.
Sipas OSHEE, 150 abonentë janë pa energji elektrike në segmentin Lëpushë-Vermosh, ndërsa në Qelez, bashkia Pukë janë 20 abonentë pa energji, dhe po punohet për riparimin e defekteve.
Në bashkinë Fushë Arrëz, është bërë e mundur hapja e rrugës se Iballës, qarkullimi kryhet me zinxhir për shkak të ngricave.
Rruga në drejtim të Thethit vazhdon të jetë e bllokuar dhe po punohet për hapjen, por stuhitë kane krijuar probleme.
Pjesa me e vështire është në zonën e njohur si Okoli dhe Qafa e Thorës. Për rreth 200 familje në Vermosh po dërgohen ndihma nga emergjencat civile.





