Iljazaj: Non grata nuk kthehet më, lëvizja e Berishës shpreson që të kthehet Trump në pushtet

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Ervis Iljazaj, Analist, Pedagog UET u shpreh se non grata nga zyrtarët amerikanë nuk kthehet më pas.

Ai tha se lëvizja e Berishës shpreson se që të bjerë Biden në SHBA, të vijë Trump dhe ai të heqë non gratat për Berishën.

Iljazaj: Non grata nuk kthehet. Këtë e kanë thënë zyrtarët e amerikanë, pavarësisht sa shpesh e pyesin gazetarët. Kam dëgjuar artikulimin e heqjes non grata për Berishën, d.m.th. që do të hiqet kur të vijë administrata e Trumpit dhe republikanët. E ka thënë vetë Berisha.

Mbështetësit e kësaj lëvizjeje duhet të shpresojnë që të bjerë Biden në SHBA, të vijë Trump dhe ai të heqë non gratat për Berishën. Duhet të kapërcejnë nja 5 lumenj që të mos jetë në konflikt kjo lëvizje politike më SHBA-të.