Muka: Demokratët kanë vendosur në primare, Basha na detyroi të rrinim si skutha në 30 qershor
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Ardian Muka, Kandidat për kryebashkiak në Durrës u shpreh se demokratët e kanë marrë vendimit, pastaj se kush e ka vulën është çështje tjetër.
Ai tha se më 30 qershor u tha se nuk do të futen në zgjedhje nga Basha, ndërkohë që baza priste dhe ta fitonim bashkinë e Durrësit.
Muka: Demokratët e kanë marrë vendimi, pastaj se kush e ka vulën është çështje tjetër. Procesi ka qenë shumë transparent dhe të gjithë të propozuarit do të futeshin në bazë. Natyrisht që procesi ishte një risi për vendin dhe për PD-në. Ne kemi pasur 12 kandidatura nga baza.
Sigurisht që kishte edhe disa skutha që dolën me kamera të fshehta në trup dhe po paguajmë atë që thamë më 30 qershor që nuk do të futemi në zgjedhje, ndërkohë që baza priste dhe ta fitonim bashkinë e Durrësit. U detyruam që të rrinim në gardhe dhe të filmonim sipas direktivave të Lulzim Basha.

