"O e mjera unë!" Pamjet e para nga aksidenti. Makina ra në lumin Shkumbin. Një fëmijë nxirret nga uji
Ora News sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik. Në orën 09:10 minuta një makinë që po lëvizte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” është përplasur nga një makinë tip Ford dhe ka dalë rruga dhe ra në Lumin Shkumbin.
Në makinë ishin 5 persona, burrë e grua dhe djali i tyre 10 vjeç si dhe dy të rinj.
Viktima mbetën bashkëshortët nga Kukësi Elona Keqa 34 vjeçe dhe Elmi Keqa, 52 vjeç edhe Elis Sulmataj 18-vjeç.
Djali 10 vjeçar i çiftit që humbi jetën u nxorr në gjendje të rëndë nga banorët e zonës që ndërhynë të parët. Ai u soll në gjendje kome për trajtim të Specializuar në Tiranë.
E mbijetuar e tragjedisë në Shkumbin është edhe 20 vjeçarja Ambra Halili e cila po ashtu është nën trajtim mjekësor.
Në pamjet e para duket një vajzë e tronditur e cila duket se ka shpëtuar ndërsa është e tronditur për njerëzit e tjerë që ndodhen në makinë.
Ditëlindja që u kthye në mort
Anëtaret e familjes nga Kukësi po udhëtonin drejt Korçës ku sipas burimeve do të festonin një ditëlindje, por aksidenti e kthye festën në tragjedi.
Në këtë pikë të rrugës, makina me të cilën udhëtonin u përplas me një tjetër mjet dhe përfundoi në mes të lumit nga disa dhjetra metra.
Policia ende nuk ka dalë në një përfundim për shkaqet, por besohet se një prej shoferëvë tentoi të shmangë gurët që rrëshqisnin nga shpati i malit dhe i preu rrugën mjetit që vinte përballë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit ka qenë mjaft i vështirë për shkak të terrenit reshjeve të shiut dhe rrëshqitjes së gurëve.
Për të nxjerrë trupat deri në rrugën kryesore ku qëndronte ambulanca, forcat e policisë, zjarrfikësit dhe kalimtarë të shumtë krijuan një zinxhir njërezor.


