Po u shembin banesat, banorët në lot. Bashkia vijon aksionin për shembjen e godinave tek "5 Maji"
Prezenca dhe apeli i nënë Lizës në komisionin parlamentar të ligjeve nuk solli asnjë ndryshim për shembjen e banesave në lagjen "5 Maji".
Edhe pse deputetët dënuan shembjet pa një kontratë paraprake, bashkia e Tiranës nuk ndalet
Rrethimi i zonës është bërë edhe mëngjesin e kësaj të marte nga forca të shumta të policisë, të cilat nuk kanë lejuar as prezencën e medias, e cila është detyruar të filmojë në distancë.
Këto janë pamjet ku familjarët nxirren nga banesat ku kanë jetuar prej vitesh, edhe pse nuk kanë një kontratë të nënshkruar.
Edhe pse nuk hasën në rezistencë, banorët theksojnë se askush nuk pyet për shkresat që kanë.
Madje nga halli janë bërë dhe ekspert në ligje, ndaj ngrenë pikëpyetje mbi drejtësinë.
"Kontrata është krejt e njëanshme dhe Bashkia nuk është dakord që unë të firmos si palë e dytë. "
Një ditë më parë banorët e lagjes 5 maji dhe ata të Laprakës u ngritën në protestë duke u përplasur me policinë. Por sërish zgjidhja e hallit të tyre mbeti në ajër dhe në shpresë.