Cenaj: Një arsye e hakmarrjes janë edhe dënimet e ulëta, në Lezhë autori u lirua pas 4 vitesh
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Alida Cenaj tha se Fakti që personat dënohen kaq pak ëhstë një arsye për gjakmarrje.
Ajo shtoi se nëse e sheh pas 4 vitesh që lirohet vrasësi i babait, dhe ai kthehet në fshat dhe e ke përballë, ngjarje të tilla të çojnë në vrasje.
Cenaj: Fakti që këta persona dënohen kaq pak është një arsye. Sepse nëse e sheh vëllain e vrasësit të dënuar me 30 vite burg, atëherë do të matesh 2 herë për të bërë vrasjen sepse e di që e ka marrë dënimi, por nëse e sheh pas 4 vitesh që lirohet, dhe ai kthehet në fshat dhe e ke përballë.
Pasta është ai bullizmi që i thonë se të kanë vrarë babë dhe kanë bërë 4 vite burg. Edhe sikur të jetë mirë nga shëndeti mendor, ai nga shoqëria vjen në një moment që nuk e mban më. E sheh vrasësin që bën karshillëk dhe ndodh ngjarja.

