Zbulohet identiteti i viktimave nga aksidenti tragjik në lumin Shkumbin, humb jetën çifti i bashkëshortëve dhe një 18 vjeçar

Ora News mëson emrat e viktimave nga aksidenti tragjik në lumin Shkumbin.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën çifti i bashkëshortëve Elmi Keqa 52 vjeç dhe Elona Keqa, 34 vjeç.

Gjithashtu mësohet se ka ndërruar jetë 18 vjeçari Elis Sulmataj.

Të plagosur janë shtetasit Elisiado Keqa rreth 10 vjeç, djali i çiftit që humbën jetën dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:10 minuta në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Policia informon se automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip "Benz", i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Zbulohet identiteti i viktimave nga aksidenti tragjik në lumin Shkumbin,