Avokati Frashëri: Prej dy vitesh RTV ORA po lufton me padrejtësinë e një klike në një sistem drejtësie që është marrë peng
Avokati Kastriot Frashëri me rastin e 15 vjetorit të RTV Ora News, shprehet se ky televizion jo vetëm që është informativ por ka qenë një dritare e hapur për çdo kënd që do të thotë një të vërtetë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Frashëri thotë se prej dy vitesh RTV Ora po lufton me padrejtësinë e një klike në një sistem drejtësie që duket qartë se është marrë prapë peng nga falangat e pushtetit politik kqë komandon Shqipërinë.
Postimi i plotë:
15 VJET RTV ORA & ORA NEWS
Fluturon me krahët e veta!
Përfitoj nga rasti që në këtë jubile të veçantë të ditëlindjes së këtij TV t'i uroj shumë suksese ekipit simpatik të kësaj media të rëndësishme jo vetëm informative, por edhe shprehëse e mendimit shqiptar në hapësirën shqiptare.
Prej dy vjetësh RTV Ora po lufton me dinjitet me padrejtësinë e një klike në një sistem drejtësie që duket qartë se është marrë prapë peng nga falangat e pushtetit politik kleptokrat që komandon Shqipërinë.
Ora Neës ka qenë një dritare e hapur për çdo kënd që do të thotë një të vërtetë dhe natyrisht dëshiroj t'i shpreh mirënjohjen time për këtë bashkëpunim!
