Ndreu: 17-vjeçari i rritur me idenë se do të marrë hak, Lekli: La shkollën, punonte në një lavazh

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpesh se 17-vjeçari që vrau një person u rrit me idenë për të marrë hak.

Ndërsa psikologia Marsela Lekli tha se djali duhet të merret ndihmë ekonomike dhe se kishte lënë shkollën për shkak të problemeve ekonomike që kishte.

Ndreu: Ai është rritur me idenë për të marrë hak një ditë. Problemi është nëse janë efikase mekanizmat që mund ta parandalojë. Ky rast nuk mund të merret për të vënë me shpatulla pas murit shtetin. Është normale që të ndihemi fajtorë në këtë histori. Ai është një fëmijë që është rritur me ngarkesë të tillë. Asnjë element nuk na çonte te vrasja. Ka pasur traumë dhe gjurmë që nuk i ka kapërcyer dot.

Lekli: Djali duhet të merrte ndihmë ekonomike sepse ka qenë jetim dhe djali ka lënë shkollën për të punuar për shkak se ishte në vështirësi ekonomike. Për arsye ekonomike punonte në një lavazh. Djali është bullizuar nga banorët e zonës.