Bëni gati çadrat/ Shkurti nis me shi dhe dëborë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të dendura që në orët e para të mëngjesit sot.

Sipas Meteoalb në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu.  Reshje dëbore pritet të ketë në në zonat malore në lindje të vendit.

Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Orët vijuese mbeten në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin, situatë kjo e cila do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke  luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  mbi 4 ballë.