Lezhë: 17-vjeçari që mori gjakun e të atit ishte regjistruar në poligon ku bënte qitje

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pajtuesi i gjakrave Pjetër Gjoka u shpreh se 17-vjeçari, autori i vrasjes në Lezhë ishte regjistruar në poligon ku bënte qitje.

Ai shtoi se atij i ka munguar ndihma e psikologut dhe se viktima i ka kërkuar që të ketë kontakt me familjen Përvathi.

Gjoka: 17 vjeçari, autori i vrasjes ishte regjistruar në poligon ku bënte qitje. I ka munguar ndihma e psikologut. Pas vitit 2009 kam kontaktuar me viktimën. Ai më ka kërkuar që të kem kontakt me familjen Përvathi. Fisi Përvathi na ka dhënë përgjigje pozitive se nuk do të kishin problem me gjakmarrjen.

Vrasja ndodhi më 24 janar 2022Florin Përvathi ishte vetëm 17 vjeç kur ekzekutoi për vdekje 65- vjeçarin Lek lekgjonaj, i cili ndodhej në oborrin e banesës së vëllait të tij në Manati të Lezhës. Policia thotë së vrasja ishte kryer për çështje gjakmarrje pasi në vitin 2009 i vëllai i viktimës kishte vrarë babain e Florianit.