Përfshihet nga flakët makina e një firme në Vlorë

Një makinë tip "Volkswagen Transporter" është përfshirë pjesërisht nga flakët në orët e para të mëngjesit sot, 1 shkurt, në lagjen "24 Maji", Vlorë.

Sipas policisë  automjeti ishte i parkuar në momentin e zjarrit  dhe se është në pronësi të një firme.

"Më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen "24 Maji", ka marrë flakë dhe  është djegur pjesërisht automjeti tip "Volkswagen Transporter", në pronësi të një firme, i cili ishte i parkuar:, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.