Lekli: 17-vjeçari në Lezhë është bullizuar dhe ushqyer me gjuhën e urrejtjes dhe hakmarrjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 21:40
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, psikologia Marsela Lekli u shpreh se personat që kanë rritur 17-vjeçarin në Lezhë e kanë ushqyer me hakmarrjen.
Sipas saj, ai ka qenë një person i bullizuar dhe se në moshë të re ka pësuar një traumë e më pas është ushqyer me gjuhën e urrejtjes dhe hakmarrjes.
Lekli: Personat që kanë rritur e kanë ushqyer me hakmarrjen. Me informacionet që kam ka qenë i vetëm dhe i bullizuar. Është faji i të gjithëve ne, familja, shoqëria, shkolla.
Në atë moshë që ka qenë ka pësuar traumë. Është ushqyer me gjuhën e urrejtjes dhe hakmarrjes. Rast delikat dhe specifik. Nuk ka pasur mbështetje dhe trajtim. Sot është ai që vuan pasojat.
