Bashkëpunëtori zbulon linjën e falsifikimit të dokumenteve për xhamat e zinj, mes 7 të ndaluarve specialisti i drejtorisë së Durrësit

Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhëra ndalimi për tetë persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe shpërdorim detyre me kolaudimin e automjeteve dhe pajisjen me leje për mbajtjen e xhamave të zinj.

Deri tani janë 7 të ndaluar dhe një person i shpallur në kërkim.

Mes personave të arrestuar është shtetasja Yllka Graceni, punonjëse e një kompanie sigurimesh dhe qytetarët Redi Allmeta, Erjon Rakipllari, Erges Zaka, Artan Frroku, Qamil Domi dhe mjeku i familjes Artan Murati. I akuzuar në këtë çështje është edhe Zef Ndoca,  Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme, u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi, certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 - 30.000 lekë të rinj" informoi sot policia.

Bashkepunetori

Hetimet për këtë çështje kanë nisur në 2021 pasi një qytetar ka denoncuar faktin se punonjësja e kompanisë së sigurimit përmes bashkëpunimit me shtetas të tjerë dhe me punonjës të transportit rrugor, kërkonin rryshfet për kolaudimin dhe pajisjen me leje të automjetit të tij për mbajtjen e xhamave të zinj.

Në date 16.11.2021 bashkëpunëtori ka shkuar tek Drejtoria Rajonale e Sherbimit te Transportit Rrugor per tu interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit te mjetit te tij pasi ai mund të shkojë jashtë shtetit muajin tjetër dhe makinën do ta përdornin familjaret e tij. 

Punonjësja e kompanisë së sigurimeve e cila I kishte zyrat pranë shërbimit të transportit rrugor i ka thënë qytetarit se përveç taksave e detyrimeve shtetërore për mbajtjen e xhamave të zinj, nevojiteshin edhe 15 mijë lekë të reja si rryshfet për punonjësit që do të plotësonin lejen në mënyrë që pronari I mjetit të mos kishte probleme me policinë.

Në përgjimet e bisedave të personave nën hetim vihet re edhe shqetësimi I tyre gjatë kohës që policia kryente aksione kontrolli në rrugët e vendit për bllokimin e mjeteve me xhama të zinj. Në këtë periudhë, të dyshuarit e udhëzojnë qytetarin të mos lëvizëe me automjet për të shmangur penalizimin nga policia.

Në një bisedë të përgjuar të datës 15 janar 2022 në orën 11.33, qytetari që ka bërë denoncimin sqaron se pasi kishte kolauduar mjetin një ditë më parë të akuzuarit i thonë se do të rrinte në pritje për dokumentin për xhamat e zinj pasi ishte bërë e vështirë sepse drejtori i ri nuk po i krijonte mundësi si ai i meparshmi.

Gjatë hetimeve të dyshuarit janë mbajtur në përgjim dhe nga bisedat, është provuar  se mjeku I familjes Artan Murati ka lëshuar vërtetime mjekësore kundrejt shumës së rryshfetit prej 10 mijë lekë, në mënyrë që qytetarët të mos gjobiteshin për mos-mbajtjen e rripit të sigurimit.

Ora News disponon dosjen. 

Te ndaluar janë

1-    Yllka Graceni (Pronja), pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”

2-    Redi Allmeta, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim I ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”.

3-    Erjon Rakipllari, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave

4-    Erges Zaka, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave”

5-    Artan Frroku, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike

6-    Qamil Domi pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”

7-    Artan Murati, me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore

8-    Zef Ndoca, me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres