Mision i pamundur / Nën shi dhe në radhë për një abone në Tiranë
Bashkia e Tiranës premtoi shërbim më cilësor të shërbimit urban. Madje nuk kanë munguar as deklaratat për penalizimin e shkelësve. Por këto ditë të ftohta dhe me shi, udhëtarët janë përballur me një situatë as pak normale.
Edhe pse muaji shkurt ka nisur abonetë ende nuk janë shpërndarë. Dalja me vonesë e tyre ka shkaktuar radhë të gjata dhe stres të shtuar.
Madje, një prej tyre është ndjerë në situatë të vështirë shëndetësore. Përmes televizionit udhëtarët kërkojnë ndërhyrje duke shprehur dhe pakënaqësitë e tyre.
"Kemi dy ditë, dje kam ndenjur gjithë ditën këtu", tha një qytetar.
Nuk kanë munguar as akuzat se numri i aboneve është tejet i ulët, ndërsa detyrimi për të udhëtuar me bileta në të paktën tre linja shton kostot e familjeve të cilat janë me të ardhura të ulëta.
Qytetarët thonë se prej ditësh janë interesuar për marrjen e aboneve por ka qenë në mungesë.
Studentët nga ana tjetër shprehen se pritja në rradhë i ka lënë ato pa ndjekur mësimin, ndërsa apelojnë që institucionet të shoërndajnë abonetë në shumë pika që të mos ketë dyndje.
Vonesa për marrjen e një aboneje tashmë ndodh edhe për shkak të personalizimit pasi çdo kush që do të pajiset me një abone duhet të paraqesë një mjet identifiimi dhe fotografi.
