Ndreu: Nuk ka pasur autorë vrasjesh fëmijë më parë në Lezhë, nuk dihej se do të ndodhte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 21:28
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh se nuk ka pasur asnjë të dhënë, indicie për vrasjen në Lezhë nga 17–vjeçari.
Ai tha se nuk ka pasur ngjarje ku autorët janë fëmijë në qytet dhe se as policia e as pushteti vendor nuk kanë pasur indicie që ngjarja mund të ndodhte.
Ndreu: Nuk ka pasur asnjë të dhënë, indicie për vrasjen në Lezhë. Mund të ndodhin ngjarje të tilla por në frekuencë nuk kanë qenë të shpeshta.
Nuk ka pasur ngjarje ku autorët janë fëmijë. As policia e as pushteti vendor nuk kanë pasur indicie që ngjarja mund të ndodhte. Jemi nga pak të gjithë fajtorë për këtë rast.
