Pamje të rënda/ Ky është momenti kur shoferi i ‘Opelit’ përplas për vdekje 50-vjeçaren në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 18:25
Ky është momenti tragjik kur një 50-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë tip "Opel" në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme, rreth orës 14:00, ku duket shoferi i mjetit që pasi e përplas 50-vjeçare është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.
"Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit", - njofton policia.
Më vonë, 36-vjeçari, banues në fshatin Katund i Ri është arrestuar nga policia.
