Ish- drejtori i informacionit Patrik Sadikaj kujton momentin kur Erjon Veliaj i iku nga studio
Si sot 15 vjet më parë konkretisht në datën 31 Janar të vitit 2007 nisi transmetimet Televizioni Informativ “Ora News”. Një dritare e cila solli për herë të parë në tregun mediatik lajme në kohë reale, me një transmetim mbi 20 orë. Në prill 2010 RTV Ora News solli për herë të parë në Shqipëri formatin unik 20 orë transmetim live në ditë.
Në 1 shtator 2010 u arrit pika maksimale e transmetimeve 24 orë live, duke bërë kështu revolucionin mediatik. Të ftuar në studion e “Jeto me Orën” ishin sot gazetarët të cilët u formuan dhe u rritën në këtë shtëpi të madhe.
Studio u mbush me histori, ngjarje e rrëfime të cilat padiskutim kanë lënë gjurmë në historinë e vendit të pasqyruara sigurisht në kohë reale nga Ora News.
Të ftuar në pjesën e parë ishin Patrik Sadikaj, Edlira Prendi, Manjola Hasa dhe në lidhje skype Jona Kuke si dhe Kreshnik Hajdari. Patrik Sadikaj tregoi se eksperienca në këtë media mbetet një nga më të bukurat. E ndërsa Edlira Prendi tregoi për përvojën e saj në Rtv Ora Neës.
“Janë 10 vite që jam larguar nga ora dhe kur u ktheva sot mu duk se nuk kishin ikur ato vite por sikur isha ende këtu. Këtu kam pasur një lloj dashamirësie dhe bashkëpunimi me kolegët” u shpreh Prendi.
Ata treguan se në fillim ka pasur shumë vështirësi pasi kushtet nuk kan qenë si tani. Edhe gazetarja Manjola Hasa tregoi për fillimet e saj.
“Unë jam bashkuar në 2012, dhe që ditën e parë më kërkuan të më nxirrnin live në ditën e parë të shkollës dhe thash jo nuk mundem. Dhe pse gjithçka shkoi përsëri u ktheva në redaksi me shumë pasiguri” u shpreh Hasa.
Patriku tregoi për ngjarjen më të vështirë.
“Do të veçoja shumë ngjarje të vështira të rënda. Pasi ky vend ka përjetuar shumë ngjarje të tilla. Një ndër to do të veçoja Gërdecin. Por edhe mbytja e një varke në liqenin e Farkës dhe kam pasur një shok që mezi e kam mbledhur veten” u shpreh ai.
Sadikaj tregoi edhe për rastin me Erjon Veliajn që u largua nga studio.
“Erdhi aq papritur sa nuk dija çfarë të bëja ta mbyllja emisionin apo ta lija në dinamikën e vetë. Dhe kam bërë shumë mirë që e lashë të vijonte meqenëse kujtohet edhe sot” u shpreh Sadikaj.
Por edhe Edlira tregoi për situatën që ishte gjendur në protestën e 21 janarit.
“Nuk janë momente të lehta aspak sidomos kjo protestë, jo vetëm për gazetarët por edhe për të gjithë publikun. Kam marrë shumë telefonata ku më thoshin ki shumë kujdes. Madje kemi transmetuar mbi fugon dhe në momentin që ka filluar gjuajta me gur kemi rrëshkitur nga furgoni” u shpreh Prendi.
Edhe Manjola tregoi për një intervistë në një familje që i ishte vrarë djali.
“Ka qenë një emocion i madh për mua dhe normalisht që këto intervista i përjeton shumë” u shpreh gazetarja. Të pyetur nëse do të ktheheshin sërish në televizion Edlira tregoi se televizioni kërkon shumë impenjim. Ndërsa Patriku tregoi se është në dilemë pasi më mungon shumë. Manjola Hasa u shpreh “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Por edhe gazetarja Jona Kuke tregoi për eksperiencën e saj në televizionin Ora.
“Transmetimi i parë ka qenë një emocion i madh. Nostaligji shumë e madhe kujtoj kolegët netët ditët e transmetiv live. Ora News ka qenë televizioni i parë me transmetimet maratonë” u shpreh Kuke. Kreshnik Hajdari tregoi gjithashtu se ato përjetime janë shumë të bukura edhe për të. Ata në fund të intervistës bën edhe disa falenderime për të gjithë kolegët që kanë bashkëpunuar."

