Ju flet Moska - Tre femra ministre kapin statujën e Nikolin Jakës nga organi seksual

Tre femra ministre kapin statujën e Nikolin Jakës nga organi seksual ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Mosja” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Nikolin Jaka ka bërë një ceremoni të madhe për të festuar sipas tij 125 vjetorin e krijimit të dhomës së tregtisë së Tiranës, që i bie që është krijuar para krijimit të shtetit shqiptar.

Mesa duket Nikolini është frymëzuar nga çmimet Oscar dhe ka ndarë çmime. Statuja që jepej ishte me pamjen e Nikolinit.

Në një moment shihet ministra Evis Kushi që merr statujën si çmim. Kur merren këto statujat kujdesen që të kapen nga poshtë, sepse nuk është etike.

Kjo zonja ministre e ka rrokur statujën e Nikolinit drejt te organi seksual. Kështu e kanë bërë edhe të tjerat kur kanë marrë çmimet.