Prendi rrëfen vështirësitë e raportimit: Më 21 janar rrëshqitëm nga furgoni, s’di ku përfunduam
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 18:40
Me rastin e 15 vjetorit të hapjes së televizionit RTV Ora News, gazetarja Edlira Prendi e ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë e profesionit.
Ajo është ndalur te protesta e 21 janarit, ku tha se pas gjuajtjeve me gurë nga ana e protestuesve ata kanë rënë nga furgoni.
“21 janari ka qenë një situatë jo e lehtë, për shumë njerëz që ishin në shesh. Isha në kontakt gjatë gjithë kohës. Kishim dy furgona të transmetimit. Hipëm sipër furgonit. Në momentin që filloi të kishte gjuajtje me gurë, ne të gjithë rrëshqitëm nga furgoni dhe nuk e dimë se ku kemi përfunduar."- tha ajo.
