Gazetarët Njuma, Pelushaj e Karaj rrëfejnë eksperiencën në RTV Ora News

Në vijim të emisionit ishin të ftuar edhe gazetarët Beti Njuma, Besmira Pelushaj si dhe Klodi Karaj.

Beti Njuma tregoi për përvojën e saj në këtë televizion.

 “Jam ende në fillimet e mija në këtë televizion dhe kam kaluar në një fushë tjetër tashmë merrem me politikën dhe është diçka e re për mua” u shpreh Njuma.

Edhe Besmira Pelushaj tregoi se në këtë televizion ajo ka përjetuar vite të bukura dhe të paharrueshme.

Ndërsa Klodi Karaj tregoi se ai ka 10 vite në këtë media duke kaluar në shumë angazhime që nga kronikat reportazhet dhe angazhime të tjera.

Ndër ta ishte edhe drejtoi i informacionit Brahim Shima i cili tregoi për rrugëtimin e gjatë të këtij televizioni.

“Sfidat janë të përditshme, kemi pasur një tre vjeçar shumë të rëndë.

Sfida e parë ka qenë tërmeti që duhet të ishim gjithmonë live në çdo minutë, përjetimet e gazetarëve në terren. Sfida të tjera pastaj ishte edhe kur shteti donte të mbyllte televizionin. Dhe më e rënda ishte kur RENEA zbarkoi në televizion” u shpreh Shima.

Të  mbash publikun të informuar në kohë reale është një sfidë e madhe tregoi drejtori i informacionet por edhe shumë bukur.

Ai tregoi edhe për një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur në live.

“Ka qenë gazetari jonë në terren live kur e ka marrë policia live me dhunë dhe e kanë arrestuar. Dhe dola në transmetim për të bërë thirrje për ta liruar dhe vijonin ende që ai nuk kishte bexh ndaj e arrestuam dhe aty ka qen një  moment që kam dal nga vetja në padrejtësi të tilla” u shpreh Shima.

 Stafi i RTV Ora i bën edhe disa urime drejtorit të informacionit, të cilat e emocionuan atë.