Emocionohet gazetarja Manjola Hasa: U rrita në Ora News, kam mbuluar ngjarje të vështira

Gazetarja Manjola Hasa, është shprehur se RTV Ora News, solli një dimension tjetër të transmetimit dhe të bërit televizion.

E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ më RTV Ora, Hasa tha se është rritur në këtë televizion ndërkohë shtoi se ka mbuluar shumë ngjarje të vështira.

Manjola Hasa: Kemi një eksperiencë shumë të gjatë televizive. Ora News solli një tjetër dimension  të transmetimit, dhe të bërit televizion. Unë jam bashkuar në 2012, dhe që ditën e parë më kërkuan të më nxirrnin live dhe thash jo nuk mundem. Dhe pse gjithçka shkoi përsëri u ktheva në redaksi me shumë pasiguri. Kemi mbuluar shumë ngjarje të vështira.

Ajo ka treguar dhe një nga momentet e vështira kur  i është dashur që të raportoj për çështje politike, pasi Hasa tha se gjithmonë ishte marrë me çështje sociale.

Manjola Hasa: Jam rritur në Ora News. Ora News është rritur gjithashtu bashkë me mua dhe persona të tjerë. Kemi eksperienca të mira. Unë kam pasur fatin e naives në profesion. Shkova për të raportuar në reformën në drejtësi dhe në kulmin e ngjarjes, teksa raportoja shihja lëvizje të caktuara dhe jepja detaje. Ndërkohë ai kalon dhe unë e intervistoi.