Shoqërohet në polici Bledi Marku, gazetari pjesë e protestës së banorëve të Laprakës. Ja momenti

Gazetari Bledi Marku, i cili ishte në protestën e e zhvilluar ditën e sotme nga banorët e “5 Majit” dhe Laprakës është shoqëruar në polici.

Mësohet se bashkë me Markun janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë. Ndërkohë Ora News, sjellë edhe momentin nga shoqërimi i gazetarit. 

Banorët e "5 Majit" dhe të zonës së Laprakës sot nisën sërish një tjetër protestë, kundër shembjes së banesave të tyre.

Ata bllokuan kryqëzimin e “5 Majit” pranë Medresesë, ndërkohë që mes tyre dhe policisë ka pasur dhe përplasje.

Më 19 janar IKMT ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit.

Shkatërrimi i banesave u shoqërua me rovolta nga ana e banorëve të cilët që prej asaj dite kanë ndërmarrë një sërë protestash.