Gjirokastër, drejtuesi i "Toyotas" godet 14-vjeçaren, përfundon në spital

Gjirokastër, drejtuesi i "Toyotas" godet 14-vjeçaren,

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër.

Një shofer duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka goditur një 14-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 18:00, njoftohemi se në lagjen  "18 Shtatori", Gjirokastër, shtetasi N. K., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka goditur shtetasen(këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.  Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.” - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.