Spiropali ironizon Bashën: Erdhi 6 marsi, jam tejet kurioze si do ta festojë humbjen e radhës

Ministrja Socialiste Elisa Spiropali përmes një postimi në Twitter ka bërë një shkrim ironik drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Ajo pyet se në 6 mars Lulzim Basha do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen.

Spiropali: Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen?