Lezhë: Adoleshenti pret 13 vite për të marrë gjakun e të atit. I vëllai i viktimës ia vrau kur ishte 4 vjeç
Florin Përvathi vetëm 17 vjeç ka ekzekutuar për vdekje 65- vjeçarin Lek lekgjonaj, i cili ndodhej në oborrin e banesës së vëllait të tij në Manati të Lezhës. Policia thotë së vrasja është kryer për çështje gjakmarrje pasi në vitin 2009 i vëllai i viktimës ka vrarë babain e autorit të ekzekutimit të kësaj të hëne.
Tirane- "Nuk jam hakmarrës thjesht rikthej nderin në vend".
Ky është një nga statuset e 17-vjeçarit Florian Përvathi i cili më 24 janar 2022 qëlloi për vdekje 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj në fshatin Manati në Lezhë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në oborrin e shtëpisë së Ndue Lekgjonajt, vëllait të Lekës i cili ishte rikthyer në banesën e tij dhe sapo kishte zbitur nga makina i është afruar 17-vjeçari Florian Përvathi, i cili e ka qëlluar më 4 plumba pistoleta duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes ai është arrestuar nga policia, teksa ka shpjeguar së vrasjen e kishte kryer për hakmarrje.
Saga e familjes së Lekgjonajt dhe familjes së Përvathit filloi shume vite më parë për çështje pronësie.
Në nëntorin e vitit 2009, kur autori i krimit të sotëm ishtë vetëm 4 vjeç Gjon Përvathi, babai i autorit të sotëm, është qëlluar për vdekje nga Ndue Lekgjonaj.
Në momentin që autori i krimit po largohej nga vendngjarja është përplasur me të afërmin e viktimës, ku e ka lënë të plagosur këtë të fundit.
Më pas ka përplasur me makinë djalin 14-vjeçar të Gjon Përvathit, i cili është vëllai i autorit të sotëm.
Për familjen Përvathi tragjedia nuk u ndal vetëm me vrasjen e kryefamiljarit pasi atë ditë Martine Përvati, bashkëshortja e Ndues dhe nëna e autorit të krimit të sotëm pasi mori vesh lajmin për vrasjen e burrit të saj ka pirë helm duke i dhënë fund jetës.
Pas kësaj tragjedie gjyshërit e morën Florianin dhe e larguan nga fshati për të mos pasur kontakt më familjen tjetër.
Sipas burimeve shpesh herë familja Lekgjoni ka tentuar ti qetësojë gjakrat dhe sipas kanunit familjes së Përvathit i kanë dërguar njërëz në banesë por këto të fundit nuk kanë pranuar.

Autori i vrasjes së Gjon Përvathit u arrestua nga policia dhe gjykata vendosi 7 vite burgim për të, duke filluar dënimin nga viti 2009.
Duket se Florian Përvathi nuk ka pranuar që të pajtohet me familjen në fjale e ndërsa këtë të hënë ai e ka vrarë 65- vjeçarin.
Tashmë për 17-vjeçarin, i cili kishte pasion pikturën, vitet më të mira të jetës së tij do ti kalojë në burg.
Edhe njëherë ngjarja e Lezhës tregoi se kanuni vijon të marrë sërish jetë të pafajshme.


