15 vjet Ora News, Patrik Sadikaj tregon ngjarjet më të vështira që ka raportuar: U shokova!

Në 15 vite transmetim, RTV Ora është përballur me sfida dhe vështirësi për të siguruar të vërtetën, por asnjëherë nuk është ndalur. Një nga televizionet më të rëndësishme në treg, sot feston 15 vjetorin.

Ish-drejtori i informacionit të RTV Ora News, Patrik Sadikaj, ka treguar një nga momentet më të vështira në kohën kur punonte në këtë televizon.

Sadikaj i ftuar në ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, është shprehur se ngjarja e Gërdecit, ka qenë një nga momentet që kishte intensitet dhe ishte shumë i vështirë raportimi live.

Patrik Sadikaj: Do veçoja shumë ngjarje. Ky vend ka prodhuar shumë ngjarje të vështira. për nga intensiteti  ka qenë Gërdeci për sa i përket transmetimit live.

Po ashtu ai tha se mbytja e një varke në Farkë e ka shokuar dhe për ditë të tëra se ka marrë veten.

Patrik Sadikaj: Po një nga lajmet që më ka vënë në vështirësi ka qenë mbytja e një varke në Farkë. Ka qenë shumë e vështirë të dalë nga shoku që përjetova.