Banorët e “5 Majit” dhe "Laprakës" në protestë: Ja kemi parë sherrin Veliajt gjithë jetën. Duam pronat

Banorët e “5 Majit” dhe të zonës së Laprakës, kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave, ku dhe janë përplasur me policinë.

Për mikrofonin e Ora News, ata janë shprehur se protesta do të vazhdojë deri sa të marrin pronat që u janë shembur.

“Në protestë kemi dalë që tre muaj. Do vazhdojnë deri sa të merremi vesh me Veliajn. Po na lënë në qiell të hapur."

“Me taksat tona merrni rrogat. Nuk ushqehemi me taksat e Erion Veliajt. Kemi katër muaj që protestojmë. Ja kemi parë sherrin Erion Veliajt gjithë jetën, bashkë me mashtruesin Çakon. Tërë jetën do zgjasë protesta, deri sa të marrim pronat tona. Çfarë bëhet me pronat tona. “

Po ashtu ata i kanë bërë thirrje që policia e cila i ka rrethuar të mos vërë dorë mbi to.

“Shtëpia jonë është shemb. S’më kanë lënë të marrë rrobat. Të firmosen kontratat. Policia të mos vërë dorë mbi asnjë.”

"Si ka mundësi që italianin e bëjnë pronar në tokat tona dhe ne na lënë jashtë. Ku është drejtësia. Policia po na provokon. Edi Rama po na prish shtëpitë. Kemi 30 vite që kemi punuar për atë shtëpi. Do të vazhdojmë të protestojmë."