Hapi derën e shtëpisë, era e fortë e merr para 78-vjeçaren

Një 78 vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e stuhisë që ka pushtuar Danimarkën dhe Suedinë ditët e fundit. Shumë rrugë janë përmbytur dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Malik përfshiu Suedinë dhe Danimarkën këtë fundjavë..

Era e fortë mori para gruan, në momentin që ajo hapi derën e shtëpisë, për të dalë jashtë. E moshuara mori plagë të rënda e për pasojë ndërroi jetë.

Shërbimet meteorologjike të të dy vendeve paralajmëruan se niveli i ujit mund të rritet, ndërsa  erërat e  forta mund të shkaktojnë uragan gjatë natës.