Brazili ndalet mes kaosit në Ekuador. Argjentina bind edhe pa Messin (Video)

Fundjava e pazakontë pa futboll në Europë vjen për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit për zonën latine dhe atë aziatike.

Yjet e Brazilit zbritën në fushë në transfertën ndaj Ekuadorit ku mbizotëroi kaosi, kartonat e kuq, VAR dhe në fund një barazim 1-1 në fund.


Protagonist ishte portieri Alisson që doli me të kuq për njê ndêrhyrje të rëndë teksa Casemiro shënoi për Seleçaon.
Për vendasit Felx Torres barazoi në pjesën e dytë duke i dhënë një pikë të rëndësishme ekipit që është pranë kualifikimit direkt në Botëror.

Ndërkohë, Argjentina pa Messin e lënë pushim fitoi dhe bindi në fushën e Kilit. Këta të fundit ndërlikojnë shanset për një vend në Katae me këtë disfatë teksa Lautaro Martinez dhe Di Maria ishin autorët e golave për albicelestet.

Goli i Diaz për vendasit nuk mjaftoi dhe tani duhet të fitojnë 3 ndeshjet e fundit./Ora News/.