Derbi i Kupës pa fitues. Dinamo e Partizani vendosin kualifikimin në kthim

Një tjetër derbi, por kësaj radhe pa fitues. Dinamo dhe Partizani luajtën përballjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë e cila në fund nuk vendosi asgjë dhe duhen pritur 90 minuta të tjera për të mësuar ekipin kualfikues.

Partizani në fakt e nisi më mirë ndeshjen dhe pas një insistimi konstant arrin në 29’ të shënojë me Carën pas një pasigurie në kontrollin e topit nga portieri Simoni.

Avantazhi nuk zgjat shumë sepse Dinamo arrijnë të barazojnë me një penallti të ekzekutuar nga Ibrahimi të cilën e fitoi Bardhi.

Pjesa e dytë nis sërish më mirë për të kuqtë që në 58’ me Esat Malën mund të dyfishonin por lojtari shpërdoron duke gjuajtur keq.

Në 69’ Partizani pranë golit të dytë sërish ndërsa në 80’ portieri Simoni shlyen gabimin në pjesën e parë me një ndërhyrje të saktë ndaj Kallakut. Me gjithë tentativat në fund, ndeshja mbyllet në barazim 1-1 duke shtyrë gjithçka për ndeshjen e dytë.

Derbi i Kupës pa fitues. Dinamo e Partizani vendosin kualifikimin në

/Ora News/