Çfarë ka ndodhur me Bale? Tifozët të shokuar me ndryshimin
Gareth Bale prej kohësh me disa deklarata ka lënë të kuptohet se në verën e ardhshme mund edhe të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Shfaqja me maskë në stërvitje ka habitur tifozët të cilët kanë vënë re një ndryshim shumë të madh dhe janë shprehur tepër të shqetësuar.
Fillimisht duke bërë meme maskën e uellsianit me atë të Tom Hardy në rolin e Bane në filmin “The Dark Knight Rises”, tifozët kaluan në aspektin fizik.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje me komente në rrjetet sociale është pjesa muskulare e lojtarit, duke shkruar sikur lojtari kishte “humbur një këmbë”.

Vetëm në 6 muaj ndryshimi është shumë i madh dhe duket qartë që Bale ka humbur një masë muskulare në këmbët e tij.

Ajo që vihet në dukje është fakti që uellsiani mund të ketë probleme psikologjike që kanë ndikuar edhe në formën e tij fizike dhe vijon të kritikohet për mos dedikimin e tij më ndaj futbollit ku dhe fushën nuk e shikon prej kohësh me Real Madridin./Ora News/.
