Barcelona trondit futbollin me dy sponsorë që do ta largojnë nga kriza

Barcelona e ka kaluar më të keqen dhe tani është gati të shikojë përpara madje me shumë optimizëm.

Klubi katalanas është gati të realizojë dy goditje shumë të rëndësishme dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për lojtarë, por për dy marrëveshje sponsorizuese që mund t'i japin oksigjen llogarive të klubit katalanas në vitet e ardhshme. Joan Laporta, është gati të nënshkruajë dy marrëveshje sponsorizimi për uniformën e skuadrës, një main sponsor pra për fanellën dhe një sponsor për mëngën e fanellës.

Sipas raporteve, Spotify do të zëvendësojë Rakuten japonez që është aktualisht sponsori i fanellave teksa hjatë takimit të fundit mes palëve, pronari i gjigantit të transmetimit muzikor është i gatshëm të nënshkruante një kontratë që zgjat pesë sezone gjatë së cilës klubi duhet të marrë nga 340 deri në 360 milionë euro (midis 68 dhe 72 milionë në sezon).

 

Sponsori tjetër do të jetë, Polkadot, një platformë që lejon ndërlidhjen e blockhaine-ve të ndryshëm  që duhet të vendoset në mëngën e uniformës Blaugrana duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Në këtë rast, Barcelona do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, për një shumë totale prej 100 milionë euro (afërsisht 20 milionë në sezon).

Në total, kjo do të ishte një shifër midis 430 dhe 460 milionë euro në pesë sezone (potencialisht, pra, mbi 90 milionë në sezon), thelbësore për të rritur të ardhurat e klubit dhe për ta ndihmuar atë të rikuperohet pas buxhetit katastrofik të 2020-21, i cili u mbyll me një të minus të madh prej 481 milionë eurosh./Ora News/.