Rishfaqet Djokoviç. Regjistrohet në eventin ku luhet pa u vaksinuar

Novak Djokoviç mund të ishte sot protagonist në Australian Open por numri 1 në botë për shkak të statusit të tij si novax, nuk u pranua madje shkoi deri në paraburgim në Melburn.

Gjithsesi, tenisti serb kërkon të harrojë sa më shpejt atë histori dhe kërkon të luaj një turne sa më shpejt, kjo dhe për efekt të sponsorëve që e duan atë në evente dhe jo larg tenisit.

Siç konfirmohet, Djokoviç është regjistruar për të luajtur në muajin Shkurt në ATP Dubai dhe figuron në listën e pjesëmarrësve në këtë turne.

Ky event zhvillohet më 21 deri më 26 Shkurt dhe vaksinimi i detyrueshëm nuk është kusht për të hyrë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo lehtëson pjesëmarrjen e Djokoviç.

Në 2020, tenisti serb arriti ta fitonte atë edicion duke mundur në finale grekun Tsitsipas dhe duke parë rivalët e tjerë të regjistruar do të jetë super favorit për ta fituar sërish./Ora News/.