Sergio Ramos dëshiron fanellën e Spanjës. Luis Enrique e rikthen ndaj Shqipërisë?
Edhe pse 35 vjeç dhe prej një viti nuk luan rregullisht, Sergio Ramos konfirmon se nuk ia ka mbyllur derën skuadrës spanjolle. Në një intervistë të fundit, mbrojtësi i PSG-së pohoi se dëshiron të rikthehet në kombëtare ku ka ende për të dhënë dhe pse jo, ndaj Shqipërisë.
"Për mua është një krenari e jashtëzakonshme të përfaqësoj vendin tim, të vesh fanellën e Spanjës, me numrin tim. Është një rast i rëndësishëm dhe shpresoj të vazhdoj ta bëj këtë për të vijuar të fitoj ndeshje dhe të ngre lart shiritin”, tha Sergio Ramos në një video promovuese të publikuar nga PSG.
Në fakt në muajin Mars, Shqipëria do të luajnë dy miqësore ku njëra prej tyre do të jetë në Spanjë pikërisht ndaj “La Rojas”. Pas fjalëve të Ramos, duke parë që mbrojtësi ka kaluar problemet fizike, Luis Enrique mund t’ia plotësoj dëshirën duke qenë se është një test ku ai mund të provojë disa alternativa./Ora News/.
