Cili klub shet më shumë fanella në Europë? Renditja do t’iu surprizojë!

Një nga mënyrat që rrit arkën e klubeve në ligat elitare të Europës janë edhe fanellat. Shitja e tyre është një komponent i rëndësishëm në financa dhe bilancet e përvitshme të klubeve dhe gjithmonë ka një kuriozitet se cili klub në Europë shet më shumë fanella.

Sipas një studimi nga “Euromerica Sport Marketing”, agjenci e çertifikuar nga FIFA, në krye të klubeve për shitjet e fanellave në Europë është Bayern Munchen.

Gjigandi gjerman shet plot 3.2 milionë fanella në vit vetëm në Europë, një aspekt qe ndikon shumë edhe në rritjen e të ardhurave për bavarezët.

Në fakt pritej Real, Barça apo ndonjë klub anglez në krye por ja që Bayerni i lë të gjithë pas.

Shitja e fanellave është kthyer në prioritet për klubet e mëdha të cilët jo më kot publikojnë 3-4 fanella të reja për çdo sezon për ekipin.

Renditja është interesante dhe mund ta shikoni se kush janë 10 klubet që shesin më shumë fanella në Europë:

Bayern Munchen, 3.250.000

 Real Madrid, 3.050.000

Liverpool, 2.450.000

Manchester United, 1.950.000

Juventus, 1.420.000

Barcellona, 1.340.000

Chelsea, 1.310.000

Borussia Dortmund, 1.222.000

PSG, 1.180.000

Manchester City, 1.087.000. /Ora News/.