Duka: Jam trembur për tritolin ndaj Armandos, gjuha e Veliajt e shëmtuar, nuk e duan njerëzit më

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh se gjuha e kryebashkiakut Erion Veliaj në audiopërgjim është e shëmtuar.

Ai tha se u tremb shumë kur u informua kur mori vesh lajmin se kishin vënë tritol në banesën e të vëllait, Armando Dukës.

Duka: Gjuha e Veliajt e shëmtuar. Ne jemi njerëz shumë të respektuar në Shijak e Durrës. Duhet të kemi një situatë të qetë nëse vazhdon konflikti Shqipëria mund të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet sportive. Ti thërrasin arsyet, sidomos Kryeministri. Të krijohet një klimë më të qetë.

U tremba shumë kur u informova që kishin vënë tritol në banesën e Armandos. Më njoftoi bashkëshortja. Familjarët e tij u frikësuan, zhurma ishte e madhe. Nuk na rezulton që autori mund të ketë bërë diçka të tillë. Nuk kemi pasur probleme familjare. Nuk besoj se njerëzit e duan më Veliajn. I janë ulur pikët. Bën si tirons. Kjo do ta mbajë atë në pushtet?