Teuta ngrihet në dëborë. Fiton çerekfinalen e parë të Kupës ndaj Skënderbeut

Në një fushë të mbuluar me dëborë, temperatura jo të favorshme dhe për më tepër me dushe të ngrira, Teuta arrin të fitojë ndeshjen e pare çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut në Korçë.

Durrsakët tashmë me Arapin në stol bëjnë më mirë ndaj vendasve duke u shfaqur më insistues edhe pse pjesa e pare nuk pati gola.

Fraksioni tjetër i ndeshjes është më emocionuese dhe Teuta arrin të gjejë golin me Rubin Hebajn në 61’ që mposht me një goditje portierin Ruçi.

Teuta është më konkrete madje gjen dhe golin e dytë me Acquah por që anulohet për një pozicion të parregullt.

Skënderbeu që luante me mungesa sot, përpiqet të reagojë dhe të përgjigjet me Meksin por nuk e gjen dot portën.

Gjithsesi në fund, ndeshja mbyllet me fitoren minimale 1-0 të Teutës që vlen shumë drejt gjysmëfinales së Kupës teksa një javë më pas do të vendoset gjithçka.

/Ora News/