Zeka: Ka pasur presione për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e FSHF-së në Gjirokastër e Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 22:07
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Xhevdet Zeka u shpreh se në Gjirokastër e Shkodër terror e presion për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e shoqatave.
Ndërsa, Erand Ibrahimi, drejtori i marrëdhënieve me jashtë i FSHF-së u shpreh se në Fier sot 11 anëtarë për shkak të presionit nuk morën pjesë në zgjedhje.
Zeka: Nuk është bërë një analizë e detajuar për punën e FSHF-së. Ka pasur një bashkëpunim të mirë me qeverinë deri para një jave. Në Gjirokastër e Shkodër terror e presion për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e shoqatave. Më keq se në kohën e Enverit.
Ibrahimi: Në Fier sot 11 anëtarë për shkak të presionit nuk morën pjesë në zgjedhje.

